Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas masës së arrestit në shtëpi për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Burime nga presidenca bëjnë me dijë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se mbledhja e Këshillit të Sigurimit do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.

Vlora Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit të organizuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër