Arrestohen 4 persona në Shkup, policia ju gjeti kokainë dhe mariuhanë

Nga Xh M
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 gusht ZHurnal.mk – Më 09.08.2026, rreth orës 01:00, në zonën e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë të Njësitit për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë, peshore digjitale me mbetje kokaine, si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë origjinë nga vepra penale.
Më 08.08.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Bukureshka”, në zonën e Karposhit në Shkup, policia ka privuar nga liria D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi.

Gjatë veprimeve zyrtare, tek D.M. janë gjetur dhe konfiskuar sasi më e madhe marihuane dhe kokainë.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale me procedurë të shpejtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër