Arrestohen dy persona, sulmuan fizikisht 52-vjeçarin nga Ohri dhe i morën para e stoli

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Më datë 18.03.2026, në ora 02:35, në lagjen Plitishta të Strugës, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë privuar nga liria personat J.M. (31) nga Shkupi dhe S.K. (30) nga Ohri. Ata dyshohen se rreth orës 00:20, në rrugën “Momçillo Jordanovski” në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, kanë sulmuar fizikisht personin A.K.S. (52) nga Ohri.

​Shtetasja V.M. (41) nga Ohri ka arritur ta mbrojë A.K.S. dhe pasi që të dy kanë hyrë në banesën e saj, personat e lartpërmendur e kanë sulmuar sërish, duke përdorur edhe sende të forta me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.
​Sulmuesit janë larguar nga banesa sapo ajo ka thirrur policinë, pas së cilës A.K.S. ka vërejtur se nga portofoli i mungonin para dhe stoli personale. J.M. dhe S.K. po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

artikuj të ndërlidhura