Tetovë, 24 qershor Zhurnal.mk – Një 36-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive në shtëpinë familjare, ka dëmtuar orenditë dhe ka kërcënuar prindërit e tij.
Njoftimi i policisë:
Më 23.06.2026 në ora 18:30 në rrugën “108” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin me inicialet P.A. (36) nga Tetova.
Arrestimi është kryer pas denoncimit nga babai i tij 60-vjeçar, i cili ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare ai është sjellë në mënyrë agresive, ka thyer një pjesë të mobilieve dhe ka drejtuar kërcënime ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, respektivisht nënës së të dyshuarit.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
