Arrestohet 46-vjeçari në Kumanovë pas kërcënimeve ndaj djalit të tij

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 16 shtator Zhurnal.mk – Policia e Kumanoves (Sektori per Pune te Brendshme) ka arrestuar një 46-vjeçar nga Kumanova, pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar djalin e tij 24-vjeçar.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 21:10, kur zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale D.S. (46).

Sipas policisë, ai dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj të birit dhe i ka bërë kërcënime.

46-vjeçari është dërguar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër