Arrestohet autori i vrasjes me thikë në Kavajë

Nga Xh M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Forcat Operacionale kanë arrestuar autorin e vrasjes me thikë të 47-vjeçarit Alket Isufi, ngjarje që ndodhi të shtunën në Kavajë. Autoritetet bëjnë të ditur se L.D., u shoqërua nga policia në një operacion të kontrolluar, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit, një thikë e fshehur brenda një tubi kullues.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 3 të qytetit. Sipas raportimeve, Alket Isufi, i njohur edhe me emrin Skerdilajd Isufi, kishte parkuar automjetin e tij tip Benz përpara banesës së fqinjit, L.D. Kur iu kërkua që të largonte makinën, pasi po bllokonte hyrjen, mes të dyve shpërtheu një konflikt verbal.

Në përshkallëzim të sherrit, 48-vjeçari L.D., nxori thikën dhe e goditi dy herë Alket Isufin në zonën e kraharorit, pranë zemrës. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ndërroi jetë, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër