Arrestohet i dyshuari për vrasjen e babait të tij

Nga D. V.
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Një 34-vjeçar nga Gostivari është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e babait të tij në shtëpinë e familjes, njoftoi sot policia e vendit.
« Më 31.03.2026 në orën 01:50 në Gostivar, oficerët e Stacionit Policor të Gostivarit e privuan nga liria M.D. (34) nga Gostivari për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale ‘vrasje’, », tha policia né njé njoftim.
Siç thoté oolicia, sipas deklaratave fillestare të të dyshuarit, babai i tij ka vdekur një ditë më parë rreth orës 14:50 pasi ka rënë në banjo, por ai nuk e ka paraqitur rastin në shërbimet kompetente.
Policia tha se éshtë njoftuar Prokurori Publik dhe po merren masa për sqarimin e incidentit, pas së cilës do të ngrihet një raport përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër