Arrestohet në Belgjikë një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar në Belgjikë, në kuadër të një operacioni të përbashkët ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, njoftoi Policia e Shtetit.

Sipas policisë, arrestimi i shtetasit Gerd Gjinarari, 52 vjeç, u realizua falë shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe specialistëve të Interpol Brukselit.

Gjatë operacionit, i arrestuari është kapur në territorin belg me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të vitit 2014, si dhe Gjykata e Apelit Korçë, me vendim të vitit 2019, kanë njohur vendimin penal të autoriteteve italiane, duke e dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “vrasjen me paramendim”, “prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, si dhe “pjesëmarrjen në organizatë kriminale”.

Policia e Shtetit bën të ditur se vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër