Jarinje, 17 gusht Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Jarinje në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak për “Falsifikim i dokumenteve.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari I.S., i lindur në vitin 1985, është arrestuar në Jarinjë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar është kontrolluar edhe shtëpia e tij në Leposaviq.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe disa pjesë të uniformës.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, si prova materiale lidhur me rastin “Falsifikim i dokumenteve”, është sekuestruar edhe një telefon personal i tipit Redmi 5G.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
