Arrin në 14 numri i viktimave nga incidenti gjatë stërvitjes në Detin Kaspik

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Astana, 25 shtator, Zhurnal.mk – Numeri i viktimave nga incidenti i së enjtes në Detin Kaspik, ku 17 ushtarakë kazakë u përfshinë nga deti gjatë një stërvitjeje ushtarake, është rritur në 14, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes,.

Ministria njoftoi në Telegram se ka përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit pas incidentit dhe se sot në mëngjes ka nxjerrë trupat e dy ushtarakëve të tjerë.

“Udhëheqja dhe personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kazakistanit u shprehin ngushëllimet e tyre më të thella dhe më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të ushtarakëve të ndjerë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Familjet e të rënëve do të marrin gjithë mbështetjen e nevojshme gjithëpërfshirëse, financiare dhe psikologjike”, shtoi ajo.

Ministria njoftoi të enjten se 17 ushtarakë u përfshinë nga deti në rajonin Mangystau, në jugperëndim të vendit, teksa po kryenin një mision stërvitor luftarak, duke konfirmuar fillimisht vdekjen e nëntë ushtarakëve.

Ajo bëri të ditur se incidenti ndodhi “për shkak të përkeqësimit të papritur të kushteve atmosferike dhe forcimit të erërave” ndërsa në vendngjarje u dërgua urgjentisht një komision i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Dauren Kosanov, për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Më vonë gjatë asaj dite, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev nënshkroi një urdhër që e shpall të premten ditë zie kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër