Arsenali drejt rinovimit afatgjatë me yllin e madh të ekipit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Arsenali është pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me mesfushorin Declan Rice, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm në projektin afatgjatë të klubit londinez.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se negociatat mes palëve po përparojnë ndjeshëm dhe tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Arsenali dhe përfaqësuesit e mesfushorit anglez thuhet se janë pranë një marrëveshjeje për kushtet e pagës, ndërsa po finalizojnë kohëzgjatjen e kontratës dhe detajet e fundit.

Klubi londinez është optimist se bisedimet do të përmbyllen me sukses, pasi synon ta mbajë Rice në qendër të projektit të tij për vitet e ardhshme.

27-vjeçari gëzon vlerësim të madh brenda klubit, si nga drejtuesit dhe trajneri Mikel Arteta, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe tifozët.

Arsenali tashmë ka siguruar vazhdimësinë e trajnerit Arteta, me të cilin ka arritur marrëveshje për kontratë deri në qershor të vitit 2030. Tani, drejtuesit synojnë të sigurojnë edhe të ardhmen afatgjatë të njërit prej lojtarëve kyç të skuadrës.

Rice iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2023 nga West Ham United, për shumën prej rreth 116.6 milionë eurosh. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028, por palët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të re në të ardhmen e afërt.

Mesfushori anglez e ka nisur mirë edhe sezonin aktual, duke regjistruar katër asistime në 10 paraqitje në të gjitha garat.

Nëse negociatat përfundojnë sipas pritshmërive, Arsenali do të sigurojë vazhdimësinë e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, teksa synon të mbetet konkurrues në nivelet më të larta të futbollit anglez dhe evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër