Arsimi i lartë infermieret/ Përfshirje në ligj

Nga Xh M
611 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shkurt – Shoqata e Infermierëve kërkon që përmes ndryshimeve në Ligjin për arsimin e lartë të mundësohet që infermierët të ligjërojnë në universitete dhe të rregullohet qartë statusi i tyre akademik. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, kërkojnë sistematizimin sipas nivelit të arsimimit dhe pajisje me licencë për ushtrimin e profesionit, të cilën për momentin nuk e kanë. Njëkohësisht të propozohet miratimi i një ligji të veçantë për infermierët dhe mamitë, i cili do të rregullonte të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, gjegjësisht më shumë autonomi gjatë punës së tyre, në përputhje me përgatitjen akademike.

“Tendenca është që të bëhet model për infermieret që të jenë të kyçura në këtë ligj, dhe shkollat e larta profesionale që ekzistojnë deri më tani dhe fakultetet që tani duhet të formohen, pra të gjendet një model që do t’u mundësojë infermierëve avancim në fushën e arsimit, duke e fituar dhe ushtruar profesionin si profesion i rregulluar me ligj, përmes të cilës do të kenë zhvillim të karrierës nëpër spitale”, tha Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermierëve.

Çështjet e pazgjidhura të këtij profesioni, sipas Beshilovskës, ndikojnë në largimin e infermiereve nga sistemi ynë shëndetësor.

“E shihni se ka një deficit dhe mungesë të madhe të infermierëve nëpër spitale, e gjithë kjo nuk është si rezultat i pakënaqësisë të pagave, por nga mungesa e autonomisë që nuk e kemi në vendet e punës, e cila lidhet me nivelin e arsimimit”, u shpreh : Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermierëve.

Ata shtojnë se të gjitha kërkesat e tyre i kanë dorëzuar në komisionin pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por që deri më tani nuk kanë marrë përgjigje. Në pesë vitet e fundit mijëra infermiere janë larguar nga vendi. Vetëm gjatë vitit 2025 rezulton se rreth 1400 infermierë kanë lëshuar vendin e punës dhe janë larguar nga shteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër