Arteta i shpëtoi shkarkimit nga Arsenali pas tre muajve të parë në Londër

Nga D. V.
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, ka zbuluar se Mikel Arteta ishte shumë pranë shkarkimit vetëm tre muaj pasi mori drejtimin e skuadrës në “Emirates”, por mbështetja e drejtorit sportiv Edu Gaspar rezultoi vendimtare.

Duke folur për La Provence, Pires deklaroi se Edu ka marrë vendimin e duhur duke mbështetur trajnerin spanjoll.

“Shembulli më i mirë për t’u ndjekur është Mikel Arteta. Pas tre muajsh, Arsenali donte ta shkarkonte. Por drejtori sportiv, Edu, i besoi dhe Arteta mori rezultatet që të gjithë i dinë”, tha Pires.

Besimi i Edus u shpërblye shpejt, me Artetën që e udhëhoqi Arsenalin drejt triumfit në FA Cup dhe FA Community Shield, duke e rikthyer klubin në rrugën e suksesit dhe duke e shndërruar në një pretendent të rregullt për titullin e Ligës Premier.

Këtë sezon, “Topçinjtë” kryesojnë tabelën, pesë pikë përpara Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, duke konfirmuar progresin e madh nën drejtimin e teknikut spanjoll.

Arsenali ka qenë fantastik edhe në Ligën e Kampionëve duke e mbyllur në vendin e parë dhe është një nga favoritët për ta fituar këtë garë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër