Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej ditës së shtunë. Sot, në orën 17:00 me orën lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në Shqipëri, fjalimi do të nisë në orën 23:00.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Me kërshëri pritet nëse në fjalën e tij kryeministri do të përfshijë edhe çështjen e liderëve të UÇK-së. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër