ASH: Nxënësit shqiptar vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët në një postim në Facebook, thanë se po ngisin zërin për një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare.

Fjala është për nxënësit shqiptar vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare. Nga ASH thonë se sot duan të ngrenë një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare.

Reagimi i plotë:

Nxënësit shqiptar vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare. Sot duam të ngremë një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare.

Në shkollën fillore “Njegosh”, nxënësit shqiptarë mund ta ndjekin mësimin në gjuhën shqipe vetëm deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata detyrohen të vazhdojnë shkollimin në komuna të tjera vetëm që të mund të mësojnë në gjuhën e tyre.

Është e papranueshme që në vitin 2026 fëmijët shqiptarë të përballen ende me pengesa të tilla.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaron se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Nëse ky është vërtet qëndrimi i saj dhe i Qeverisë, atëherë presim që të dëshmohet me vepra.

Çfarë i pengon institucionet që në shkollën “Njegosh” të hapin paralele në gjuhën shqipe edhe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën?

Përgjegjësi mban edhe VLEN-i, i cili hyri në Qeveri duke premtuar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ndërsa pikërisht në Ministrinë e Arsimit ka zëvendësministër shqiptar, thanë nga ASH.

Për çfarë shërben ky pushtet, nëse nuk mund të sigurohet as e drejta që fëmijët shqiptarë ta përfundojnë arsimin fillor në gjuhën e tyre dhe në vendbanimin e tyre?

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria që menjëherë të ndërmarrin procedurat për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në Idrizovë.

Fëmijët e Idrizovës nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë një të drejtë që u takon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër