ASH për zgjedhje të parakohshme parlamentare: Përgjigjja jonë është e qartë “po” jemi gati!

Nga D. V.
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë nga kjo parti, pas deklaratës së djeshme të kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili tha se po kërkoi opozita mund të shkojmë në zgjedhje para kohe.

“Pas deklaratës së Kryeministrit se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita, përgjigjja jonë është e qartë: po, jemi gati! Jemi të gatshëm që që sot të ulemi dhe ta caktojmë datën e zgjedhjeve. Nuk ka nevojë për taktizime, prolongime apo kalkulime politike. Qytetarët duhet të kenë mundësinë të japin vlerësimin e tyre për drejtimin në të cilin po ecën vendi dhe për mënyrën se si po qeveriset”, thonë nga ASH.

Ata theksojnë që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për vendin, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë.

“Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë për vendin, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë. Aleanca për Shqiptarët është gati. Le të vendosin qytetarët!”, theksojnë mes tjerash nga ASH.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër