ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit për 3.85% në fund të vitit 2025

Nga Xh M
931 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor (BPV) për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe qasjes së shpenzimeve.

Sipas ASK-së, BPV-ja në TM4 të vitit 2025 ka shënuar rritje reale prej 3.85%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Ndër aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rritjen më të madhe gjatë këtij tremujori janë tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, transporti dhe magazinimi, si dhe aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me rritje prej 5.71%.

Rritje është shënuar edhe në aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 5.16%, në sektorin e informacionit dhe komunikimit me 4.98%, si dhe në artet, argëtimin dhe aktivitetet e tjera shërbyese me 4.95%.

Po ashtu, rritje kanë shënuar edhe aktivitetet shkencore dhe profesionale, industria përpunuese, industria nxjerrëse dhe energjia, bujqësia, si dhe ndërtimtaria.

Nga ana tjetër, sipas metodës së shpenzimeve, rritje është regjistruar te eksporti i mallrave dhe shërbimeve me 11.49%, formimi i bruto kapitalit me 3.45%, si dhe importi i mallrave dhe shërbimeve me 1.95%.

Ndërkohë, shpenzimet e konsumit final të ekonomive familjare dhe organizatave jofitimprurëse janë rritur për 0.62%, ndërsa shpenzimet e konsumit final të Qeverisë kanë shënuar rënie prej 1.03%.

ASK thekson se këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike në Kosovë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër