Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë.
Sipas njoftimit, rruga pritet të bllokohet për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.
Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit përmes këtij segmenti rrugor, këshillohen të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet e gjata dhe vonesat.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes apo të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
