Prishtinë,10 qershor, Zhurnal.mk – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin vjetor për Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2025, i cili tregon një rritje të numrit të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me vitin paraprak.
Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, në vitin 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 762,836, prej tyre 39,3 %, ishin vendorë dhe 60,7 % ishin të jashtëm.
Numri i net-qëndrimeve ishte 1 mijw e 653 390, prej tyre 45,4 % nga vendorët dhe 54,6 % nga të huajt.
Në vitin 2025 numri i vizitorëve vendor është rritur për 9,1 % në raport me vitin 2024, net-qëndrimet vendore janë rritur për 8,0 %.
Gjatë vitit 2025, numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje prej 9,4 % krahasuar me vitin paraprak (2024).
Në total u regjistruan 463 092 vizitorë të huaj, ndërsa numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia, etj.
Në vitin 2025, numri i individëve që kanë pasur te paktën 1 udhëtim me net-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës është 639 945.
Të dhënat e paraqitura më poshtë janë grumbulluar nga pikat kufitare të Republikës së Kosovës.
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Kosovës arriti në 7 465 625.




