ASK: Numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve rritet për 4,4 %

Nga L. M
1,135 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve për muajin maj 2026, sipas të cilave numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve ka shënuar rritje prej 4.42 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Sipas ASK-së, kjo rritje pasqyron vazhdimin e trendit pozitiv të punësimit në sektorin e shërbimeve.

“Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Veprimtaria profesionale, shkencore dhe teknike me 3,67 %; dhe te Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 3,46 %.Ndërsa rënie kishte te: Hotelet me (-1,55 %); Bar-Restoranet me (-2,82 %); Transporti dhe Magazinimi me (-3,25 %); dhe te Veprimtaria administrative dhe mbështetëse me (-21,81 %)”, njofton ASK.

Në muajin maj të vitit 2026, Indeksi i numrit të të punësuarve në sektoret e shërbimeve kishte rritje për 4,42 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Maj 2025).

Sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Bar-Restorantet për 5,84 %; Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike për 5,65 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit për 4,63 %; Transporti dhe Magazinimi për 2,86 %; Veprimtaria administrative dhe mbështetëse për 2,80 %; dhe Hotelet për 2,38 %.

Në muajin maj të vitit 2026, Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve në sektoret e shërbimeve kishte rritje  për 16,43 %,  krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Maj 2025).

ASK njofton se sipas aktivitetit ekonomik kishte rritje te: Bar-Restorantet për 22,49 %; Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike për 16,42 %; Veprimtaritë administrative dhe mbështetëse për 16,29 %; Hotelet për 15,21 %; Veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit për 14,80 %; si dhe Transporti dhe Magazinimi për 13,30 %;

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër