Likovë, 8 janar – Asnjë nga të dyshuarit për shantazh dhe abuzim seksual me të miturën nga fshati Sllupçan i Komunë së Likovës nuk ka përfunduar në masa kujdesi. Jo zyrtarisht policia akoma nuk ka përfunduar hetimin, ndërsa në rrethana anonime mësohet se më nuk ka pasur as persona që janë ftuar në biseda informative. Deri tani 5 prej tyre janë ftuar në biseda, ndërsa pas ekspertizës së telefonave celular pritet të dalin edhe emra të tjerë. Ajo që mësohet në rrethana gjithmonë jo zyrtare është se në këtë rast ka të përfshirë edhe persona më të moshuar, veprimet e të cilëve pritet të vërtetohen nga grupi hetimor.
Burime të Alsat brenda fshatit Sllupçan bëjnë të ditur që familja është e interesuar që policia dhe prokuroria të ndërmarrin masa sa më shpejtë të jetë e mundur, duke i nxjerr para drejtësisë të gjithë të dyshuarit dhe duke i bërë përgjegjës për veprimet tyre qoftë për veprën shantazh apo veprën tjetër abuzim seksual me person të mitur.
Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se një ekip nga Departamenti i krimit të organizuar pranë MPB-së është formuar dhe po monitoron hetimin në SPB. Nga rrethanat e hetimit, nuk përjashtohet mundësia që rasti të merret për hetim nga autoritet në Shkup.
Denoncimi për shantazhin dhe abuzimin seksual me të miturën 16 vjeçare e ka bërë i ati i saj më 2 janar në stacionon policorë të Kumanovës. E njëjta për më shumë se gjashtë muaj është shantazhuar dhe kushtëzuar për favore seksuale nga persona të ndryshëm. Bazë për shantazh sipas policisë kanë qenë disa fotografi eksplicite të së miturës. Sipas denoncimit, abuzimi dhe shantazhi ka ndodhur nga të paktën 17 persona, ndërsa në mesin e tyre dyshohet të jetë edhe një familjarë, përkatësisht xhaxhai i viktimës.

