Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit

Nga D. V.
1,022 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qeveria australiane ka njoftuar se do të dyfishojë gjobën maksimale për platformat që shkelin ligjet e moshës minimale për përdorimin e rrjeteve sociale në 99 milionë dollarë (rreth 86.9 milionë euro).

BBC raporton se ndryshimi në ligj do të thotë gjithashtu se Komisioneri i Sigurisë Elektronike do të jetë në gjendje t’i detyrojë kompanitë të ofrojnë prova të hapave që kanë ndërmarrë për t’u përmbajtur ndalimit.

Në Australi, fëmijëve nën moshën 16 vjeç u është ndaluar hyrja në dhjetë platforma që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar.

Autoritetet e vendit kanë nisur hetime për mosrespektimin e supozuar të rregullave nga pesë platforma të ndaluara për fëmijë nën moshën 16 vjeç – Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok dhe YouTube.

Në raportin e tij, Komisioni i Sigurisë Elektronike, i cili është rregullatori i pavarur i vendit, tha se shtatë nga dhjetë fëmijë nën moshën 16 vjeç që kishin një llogari në rrjete sociale para ndalimit, ende kishin “një farë qasje” në ato rrjete.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër