“Autori ka qenë shumë njeri korrekt”, e afërmja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë

Nga Xh M
2,139 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkodër, 9 korrik Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.

Në lidhje me ngjarjen, për korrespondentin e Top Channel, Klodian Zhivani, ka folur Zoje Nika, një banore e zonës, e cila gjithashtu ishte e afërme e çiftit. Ajo shprehet e çuditur nga ngjarja, pasi nuk ka vënë asnjëherë re më parë konflikte mes çiftit.

“Ky zotëri (autori) ka qenë gjithnjë i mirë, i ndershëm. Na merrte në makinë, shkonim, vinim. Njeri shumë i mirë, edhe gruaja. As asaj nuk i është dëgjuar kurrë ndonjë fjalë e keqe. Ne na vjen shumë keq që u shua një familje kaq e mirë.

Kam pasur shumë respekt për këtë gruan, sepse ka qenë shumë e mirë. Unë kam qenë shpesh në shtëpinë e tyre dhe asnjëherë nuk kam ndjerë debate. Nuk kam parë asnjë shenjë xhelozie”, u shpreh banorja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër