Avokati i Popullit hapi lëndë për shuarjen e paraleles shqipe në “Penko”

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Pas mbylljes së paraleles së pestë në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore të Butelit, Petar Zdravkovski Penko, Avokati i Popullit me vetiniciativë ka hapur lëndë. Shërbimet e Avokatit të Popullit kanë kërkuar që Inspektorati Shtetëror i Arsimit të kryejë inspektim, ndërsa kanë kërkuar të dhëna edhe nga Ministria e Arsimit, por edhe nga Komuna e Butelit.

Nga zyra e Avokatit të Popullit theksojnë që presin që gjatë javës së ardhshme t’i marrin përgjigjet nga institucionet dhe pastaj do të verifikojnë nëse janë cenuar të drejtat e nxënësve për regjistrim në Penko.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër