Azemi: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve, sepse Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete!

Nga D. V.
183 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 prill Zhurnal.mk – Anëtari i LDK-së, Visar Azemi ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, dhe kjo për shkak se, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi shtoi se për 53 ditë u mbajt peng gjetja e një zgjidhje për Presidentin e vendit.

“Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre. Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin. Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër