Djali i futbollistit legjendar brazilian, Thiago Silva, do të debutojë për ekipin kombëtar të Anglisë, pasi mori një ftesë nga ekipi përfaqësues U-15 dhe iu bashkua grumbullimit.
Thiago Silva, lojtari i pestë në historinë e ekipit kombëtar brazilian me numrin e paraqitjeve me 113 ndeshje të luajtura me këtë fanellë, la një gjurmë të thellë te Chelsea, ku luajnë sot djemtë e tij.
Thiago i quajti djemtë e tij Iago dhe Isago, dhe më i vogli prej tyre, Iago Silva (14 vjeç), do të debutojë për Anglinë.

Edhe pse është brazilian si nga ana e babait ashtu edhe nga ana e nënës, Iago ka jetuar në Angli për vite me radhë, duke fituar të drejtën për të luajtur për ekipin kombëtar, pasi rregullat e rezidencës u lejojnë lojtarëve të përfaqësojnë kombe të tjera përveç vendit të tyre nëse kanë jetuar atje për të paktën tre vjet.
Iago ka qenë në Angli për pesë vjet, është një nga talentët e mëdhenj të Chelseat, dhe tani ai është shfaqur në një takim të futbollistëve të rinj anglezë dhe duket se do ta përfaqësojë këtë vend në të ardhmen.
Silva publikoi një foto nga grumbullimi i ekipit kombëtar të Anglisë U-15, me të cilin pritet të përballet me Qipron dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht lidhjeve të tij me Brazilin, Thiago Silva ka pranuar më parë se dëshiron që të dy djemtë e tij, Iago dhe Isago, të ndërtojnë karrierën e tyre në Angli.
Ndryshe, Silva ka luajtur 113 ndeshje me fanellën e Brazilit dhe është lojtari i pestë me më shumë ndeshje për Brazilin pas Cafu, Neymar, Dani Alves dhe Roberto Carlos. Ai ka qenë kapiteni i ekipit kombëtar brazilian për shumë vite.

