“Babai im ka kancer”, Drake bën rrëfimin prekës në këngën e re

Nga D. V.
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Drake ka prekur fansat me një zbulim të dhimbshëm në projektin e tij më të ri muzikor.

Reperi kanadez tregoi se babai i tij, Dennis Graham, po lufton me kancerin dhe ndodhet në fazat e fundit të sëmundjes.

Artisti 39-vjeçar publikoi së fundmi tre albume të reja, mes tyre Iceman, ku në këngën hapëse “Make Them Cry” ai flet hapur për betejën e familjes së tij, shkruan DailyMail.

“Babai im ka kancer tani, po luftojmë me fazat e fundit”, dëgjohet të thotë Drake në tekstin e këngës, duke shtuar se kjo është një nga sfidat më të vështira me të cilat është përballur ndonjëherë.

Në vargje të tjera, reperi reflekton edhe për kalimin e kohës dhe prindërit e tij, duke thënë se tani i sheh si “një çift i moshuar”, ndërsa pranon se edhe vetë po përballet me frikën e plakjes teksa i afrohet të 40-ave.

Dennis Graham nuk është i panjohur për industrinë muzikore. Ai ka qenë baterist dhe ka performuar dikur me Jerry Lee Lewis, ndërsa marrëdhënia e tij me Drake është komentuar shpesh publikisht.

Të dy kanë treguar në intervista se muzika ka qenë gjithmonë pika që i ka lidhur më shumë.

Publikimi i albumeve të reja vjen tre vite pas projektit të fundit të Drake, For All The Dogs, të publikuar në vitin 2023.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër