Tiranë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën një turist i huaj.
Balla vlerësoi ndërhyrjen e Policisë, e cila sipas tij ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e dyshuar të krimit.
“Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit”, u shpreh Balla.
Ai kërkoi që tashmë drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe që rasti të shërbejë si shembull për ndëshkimin e autorit.
“Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin!”, theksoi Balla.
