Balla pret raportuesit e KiE-së: Të gatshëm të ecim para me opozitën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale

Nga D. V.
374 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në takim raportuesit për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ionuț-Marian Stroe dhe Paweł Jabłoński.

Balla siguroi se mazhoranca është e gatshme të ecë përpara së bashku me opozitën me reformën zgjedhore dhe atë administrativo-territoriale.

Në fokus të takimit ishte edhe nisma ligjore e mazhorancës për referendumet, si forma e ushtrimit të drejtpërdrejtë të sovranitetit të popullit.

Balla theksoi se kjo është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta, por e pamundësuar nga mungesa e ligjit.

Gjatë takimit Balla informoi se “Shqipëria garanton dhe respekton të drejtat e minoriteteve, ndërsa sa i përket lirisë së medias Kuvendi miratoi pak javë më parë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët”.

“Shqipëria vijon me vendosmëri në rrugën e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër