Balla reagon për Goxhajn: Manipulator proiranian, nuk përfaqëson UÇK-në

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e Dritan Goxhajt dhe rolin e tij në protestën e fundit para Kryeministrisë.

Balla ka deklaruar se po bëhen përpjekje për ta marrë në mbrojtje Goxhajn lidhur me pjesëmarrjen e tij apo jo në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ka një tentativë për ta marrë në mbrojtje Dritan Goxhajn, këtë manipulator proiranian, me faktin se ka qenë apo s’ka qenë ca ditë në UÇK”, shkruan Balla.

Balla thekson se, Goxhaj ka artikuluar ndër vite, siç u shpreh ai, “pallavra dhe ideologji që paguhen nga Garda Islamike e Iranit”, duke e cilësuar atë si një “manipulator proiranian”.

“Mos t’i ikim thelbit: Dritan Goxhaj nxjerr jo vetëm sot, dje, apo pardje, por prej vitesh nga goja e tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit”, shkruan Balla.

Sipas Ballës, “në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës. Mos i bëni njerëzit kaq budallenj! Dëgjojeni me vëmendje. A ka ky dallim me ato që thotë regjimi iranian?”.

Në deklaratën e tij, Balla thekson gjithashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk duhet të përdoret për qëllime politike apo, siç u shpreh ai, “në këtë çorbë të pisët”.

“‘Sa për UÇK, atë mos e përzieni në këtë çorbë shumë të pisët. Mos ia keqpërdorni as flamurin dhe as emrin. Kur ishte për të protestuar për komandantët e UÇK, nuk u dukët, as në Tiranë, as në Prishtine e as në Shkup. T’ia thotë dikush këtij Goxhajt se 60 ditë me 1600 marka gjermane/800 euro nuk të bëjnë patriot”, shkruan Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër