Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 nëntor, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, ku kanë marrë pjesë figura të njohura të politikës shqiptare dhe të Kosovës, përfaqësues të institucioneve dhe trupi diplomatik.

Mes të pranishmëve në ceremoninë festive ishin kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Po ashtu pjesë e ceremonisë ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit është shfaqur në krah të ambasadorit Wendt gjatë pritjes së organizuar nga kreu i Shtetit.

artikuj të ndërlidhura