Balla takim me Abott: Diaspora jonë në Britani, urë lidhëse mes dy vendeve

Nga B.M
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nick Abbott me të cilin, siç u shpreh ai, u bashkënda vlerësimi për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në shumë fusha.

Ky bashkëpunim shtrihet edhe në organizata ndërkombëtare, në fushën e sigurisë si anëtarë të NATO-s por edhe për bashkëpunimin policor.

“Jemi shumë krenarë për integrimin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në jetën ekonomike, sociale, kulturore, tanimë edhe në jetën politike me shqiptaro-britanikë që kandidojnë për partitë politike britanike”, u shpreh Balla i cili është edhe drejtues politik i PS-së për diasporën.

“Diaspora jonë në Britani mbetet një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve”, përfundoi Balla postimin në rrjetet sociale ku solli momente nga takimi me ambasadorin Abott.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër