Balla takim me Arqipeshkvin Doda: Komuniteti katolik, shtyllë e rëndësishme e identitetit kombëtar

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Arqipeshkvin Metropolit të Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla i ka cilësuar gjithmonë të dobishme bisedat me përfaqësuesin e lartë të Kishës Katolike në vend.

Balla tha se komuniteti katolik shqiptar është një shtyllë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe shpirtëror.

“Me shekuj, kisha katolike ka dhënë një kontribut të çmuar në arsim, kulturë dhe përhapjen e vlerave të paqes, dashurisë dhe solidaritetit. Falë edhe përkushtimit të saj dhe komuniteteve të tjera sot Shqipëria është një shembull i harmonisë fetare dhe bashkëjetesës vëllazërore mes besimeve”, tha Balla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More