“Balluku”, Berisha: Rama i tmerruar nga ultimatumi i Brukselit

Nga admin
180 e lexuar

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime ligjore për të mos lejuar drejtësinë të pezullojë një ministër nga detyra, ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha. Në një videomesazh në rrjetet sociale, ai e konsideron këtë nismë një përpjekje të socialistëve për t’i shpëtuar ndjekjes penale.

“Deputeti Edi Rama paraqet në parlament amendamentin për të mbrojtur nga pezullimi, nga gjykatës apo kur e kapin në krim kryeministrin, Edi Rama. Kërkon pra, të krijojë një mburojë ligjore.”

Kreu i PD-së shpjegon se pse, sipas tij, nuk mund të ketë funksione të padelegueshme.

“Ky është një përcaktim ligjor, i cili e lejon kryeministrin të autorizojë zëvendësin e tij për të firmosur. Së dyti, vetë Kushtetuta ka parashikuar zëvendësimin, delegimin. Në rast se presidenti i Republikës fluturon, shkon jashtë vendit, zëvendësi i tij është kryetari i parlamentit, me Kushtetutë. Në rast se ministri nuk është, me autorizim të tij zëvendësohet nga zëvendësministri, i cili firmos për ministrin”.

Berisha riktheu në vëmendje protestën e thirrur më 20 shkurt, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht.

“20 shkurti është dita në të cilën idealet më fisnikëve të shqiptarëve, misionarët e këtij vendi, do të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës”.

Lideri demokrat u shpreh optimist se qytetarët do të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës për të shpëtuar Shqipërinë nga, sipas tij, narko-regjimi i Edi Ramës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër