Banorët e Gazës protestojnë duke “djegur tenda” që bota të dëgjojë zërin e tyre

Nga Xh M
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gaza, 30 prill Zhurnal.mk – Banorët e zonës Darusselam në lagjen Zeytun, në lindje të Qytetit Gaza, kanë zhvilluar një demonstratë për të tërhequr vëmendjen ndaj shkeljeve të armëpushimit nga Izraeli dhe përkeqësimit të kushteve humanitare në rajon, rapoton Anadolu.

Banorët e zonës, të cilët thanë se po jetojnë nën rrezik të madh për shkak të shkeljeve izraelite dhe se nuk po marrin ndihmë nga organizatat humanitare, dogjën tendat me synimin që zëri i tyre të dëgjohet.

Izraeli vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza që nga tetori i vitit të kaluar, përveç sulmeve duke kufizuar edhe hyrjen e sasive të dakorduara të ushqimit, ilaçeve, furnizimeve mjekësore dhe materialeve të strehimit në Gaza, ku rreth 2.4 milionë palestinezë, përfshirë 1.5 milionë të zhvendosur, jetojnë në kushte të vështira.

Armëpushimi pasoi dy vite gjenocid izraelit që nisi në tetor të vitit 2023, duke vrarë të paktën 72.340 palestinezë dhe duke plagosur rreth 172.250 të tjerë. Agresioni izrelit gjithashtu ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës së enklavës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër