Barcelona dorëzon ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez

Nga D. V.
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Barcelona ka dorëzuar zyrtarisht ofertën e parë për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Pas kompletimit të transferimit të Anthony Gordon nga Newcastle United, Barcelonës është vërsul me të gjitha forcat për transferimin e Alvarezit nga Atletico.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona tashmë ka dërguar ofertën e parë zyrtare te klubi Los Colchoneros.

“Barcelona i dërgoi ofertën e parë zyrtare Atletico Madridit për Julian Alvarez me vlerë 100 milionë euro. Pa bonuse, pa lojtarë të përfshirë”.

“Atletico, nuk është i kënaqur me situatën gjatë 24 orëve të fundit – por Julian tashmë ka kërkuar të largohet”, ka shkruar Romano.

Alvarez ka qenë gjithashtu në interes të kampionëve në fuqi të Evropës, PSG-së. Megjithatë, thuhet se ai ka ndërmend të bashkohet me Barcelonën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër