Barcelona po shqyrton shitjen e njërit nga lojtarët kryesorë pas interesimit të madh për të

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mundo Deportivo ka raportuar se se Barcelona është e hapur për ta shitur Jules Kounde gjatë kësaj vere, pasi ka marrë vesh për interesimin në rritje nga gjigantët anglezë për mbrojtësin e djathtë.

Liverpool, Manchester City dhe Chelsea janë përmendur si klube të interesuara për reprezentuesin francez, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

Klubi katalanas është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta të majme financiare.

Ata besojnë se pozita e mbrojtësit të djathtë është e mbuluar me lojtarë si Eric Garcia dhe Xavi Espart, edhe në mungesë të Kounde.

Ndërkohë, Barça po punon për ta kthyer në transferim të përhershëm huazimin e Joao Cancelo nga Al-Hilal.

Gjithashtu, katalanasit janë të interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso, si një objektiv i mundshëm për verën.

Barcelona synon të realizojë një shitje të madhe për të siguruar fonde, pasi është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe një sulmuesi të profilit të lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër