Barcelona siguron marrëveshjen befasuese për portierin kroat, transferimi do të realizohet në 2027

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas Diario Sport, Barcelona ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e portierit kroat Dominik Livakovic.

Barcelona ka siguruar transferimin për 3 milionë euro plus bonuse. Plani i klubit katalanas është që portieri kroat të huazohet te Dinamo Zagrebi gjatë këtij sezoni, përpara se t’i bashkohet Barcelonës në vitin 2027.

Barcelona e ka planifikuar Livakovicin si zëvendësues të Joan Garcias duke nisur nga sezoni 2027/28. Në atë periudhë, kontrata e portierit aktual rezervë, Wojciech Szczesny, do të ketë përfunduar.

31-vjeçari ishte portieri titullar i Kroacisë në Kupën e Botës 2026, ku skuadra e tij u eliminua në fazën e 1/8 së finales pas humbjes ndaj Portugalisë.

Livakovic ka zhvilluar gjithsej 79 paraqitje me kombëtaren kroate.

Ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Dinamo Zagrebi, pasi aventura e tij te Girona në pjesën e parë të sezonit ishte për t’u harruar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër