Bardhi dhe Alimi i qëndrojnë besnikë përfaqësueses! Trajkovski dhe Miovski tërhiqen pas zhgënjimit

Nga Xh M
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e 31 marsit ndaj Irlandës në Dublin. Kapiteni Enis Bardhi, së bashku me Isnik Alimin kanë vendosur të qëndrojnë pjesë e ekipit edhe për këtë ndeshje duke mos e lënë përfaqësuesen në baltë.

Ata treguan qartë qëndrim të fortë dhe përgjegjësi ndaj fanellës verdhekuqe, duke refuzuar të largohen edhe pse klubet e tyre kërkuan ndryshe, duke dëshmuar se për ta, përfaqësuesja është mbi interesat individuale.

Nga ana tjetër, tërheqjet e Aleskandar Trajkovski dhe Bojan Miovski pas ndeshjes me Danimarkën reflektojnë një reagim personal dhe një lloj revolte për faktin se nuk luajtën në start. Këto vendime i lënë trajnerin Goce Sedloski me më pak opsione në sulm.

Ndërkohë, stafi teknik duhet të përballet edhe me mungesat e tjera, përfshirë lëndimin e Jani Atanasov, që do ta bëjë më të vështirë menaxhimin e skuadrës për duel.

Në këtë situatë, profesionalizmi dhe përkushtimi i lojtarëve si Bardhi bëjnë diferencën dhe tregojnë se bashkimi i ekipit dhe vendosmëria për të mbrojtur fanellën kombëtare mbeten prioriteti kryesor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër