Bardhi dhe Tabaku në Itali, takim me kryetaren e grupit parlamentar të “Forca Italia”

Nga D. V.
143 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 prill Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku në vijim të vizitës në Itali zhvilluan një takim në Senatin italian me kryetaren e grupit parlamentar të “Forca Italia” në Senatin italian, Stefania Craxi.

Bardhi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, Italia ka qenë dhe mbetet një nga aleatet më të forta të Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Deputetët e PD komfirmuan në takim qëndrimin e Partisë Demokratike për të mbështetur çdo proces që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian.

“Për ne, integrimi europian nuk është një slogan politik, por një proces që kërkon përkushtim real, reforma të thella dhe standarde të qëndrueshme demokratike”, theksoi Bardhi.

Fatkeqësisht, shtoi ai, “sot në vendin tonë po ndodh e kundërta”.

“Propaganda mbizotëron, ndërsa standardet demokratike po cenohen. Ka tregues të qartë për cenimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërkohë që korrupsioni i përhapur në çdo zyrë, jo vetëm që nuk luftohet, por  mbrohet politikisht nga mazhoranca. Kjo qasje e dëmton seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë”, u shpreh Bardhi.

Bardhi nënvizoi se, Shqipëria ka potencialin për të bërë më shumë.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Dhe është detyra jonë ta bëjmë këtë realitet”, theksoi Bardhi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër