Bardhi dhe Tabaku në Senatin italian: Shqipëria po përkeqësohet në lirinë e medias

Nga D. V.
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, gjatë vizitës në Itali zhvilluan edhe një takim me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Radiotelevizive, senatoren Barbara Floridia dhe me Kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut, Senatoren, Stefania Pucciarelli.

Bardhi bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se, “në fokus të diskutimit ishte liria e medias, sfidat që ajo përballet sot dhe rëndësia e garantimit të pavarësisë së saj nga çdo ndikim politik apo ekonomik”.

“Media e lirë dhe profesionale është një nga shtyllat kryesore të demokracisë, ndërsa transparenca dhe përgjegjshmëria institucionale janë thelbësore për të forcuar besimin e qytetarëve”, theksoi Bardhi.

Bardhi shtoi se, “fatkeqësisht të gjitha raportet ndërkombëtare po e ekspozojnë Shqipërinë si vend në përkeqësim sa i përket lirisë se mediave dhe respektimit të drejtave të njeriut”.

“Të dy këto çështje janë thelbësore për mbylljen e kapitujve dhe avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, përfundoi Bardhi.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër