Bardhi: Nisma e PS për pezullimet, mburojë vetes kundër SPAK

nga D. V.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, reagoi pas nismës se prezantuar sot nga grupi parlamentar i PS mbi ndryshimin e nenit 242 në Kodin e Procedurës Penale.

Bardhi tha se “se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk kanë lidhje me Belinda Ballukun. Sepse ai sot ndryshon ligjin për t’i vendosur Kryeministrit një mburojë plus nga SPAK-u. Edi Rama po propozon që Kryeministri të mos pezullohet nga detyra, nëse drejtësia gjykon se ai, për shembull, po prish provat e një hetimi”.

“Refuzimi i dorëheqjes nuk është më çështje luajaliteti. Është çështje precedenti. Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale në mes të një hetimi penal aktiv për Zëvendëskryeministren nuk bëhet vetëm për sot. Bëhet për ditën kur drejtësia mund të trokasë më lart se numri dy i qeverisë”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se po kërkohet që funksioni i kryeministrit të mos ndahet nga emri i tij, pavarësisht provave të drejtësisë kundër.

“Dhe çështja McGonigal është ende në hetim. Çështja e qendrimit të qeverisë për inceneratorët është ende në hetim. E besoj Edi Ramën, kur thotë se fillimisht do të votohet për imunitetin e Belinda Ballukut dhe më pas do të ndryshohet Kodi. E besoj, sepse ai sërish po mendon për veten. Po mendon se procedura do ta shpëtojë nga vijat e kuqe. Por vijat e kuqe nuk zhduken me procedurë. As me hi syve shqiptarëve, BE-së dhe ShBA-së”, tha Bardhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More