Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona

Nga D V
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 gusht, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (25.08.2026), në orën 17:00, në fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria E.N. (21) dhe Xh.M. (29), të dy nga fsh. Bansko.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e E.N., të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur paketime me marihuanë dhe një kërcell i bimës së kanabisit”.

“Ndërkaq, gjatë kontrollit të Xh.M., i cili është hasur në shtëpinë e E.N., është gjetur marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike – Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër