Bastisje në Shkup, gjenden drogë dhe kultivime kanabisi, ndalohet një person

Nga D. V.
164 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 prill, Zhurnal.mk – Më 20.04.2026 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, policia nga SPB-Shkup kanë ndaluar V.V. (50) nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, sipas një urdhri gjyqësor të marrë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 41 vazo me bimë kanabisi, substancë pluhur, marihuanë, kapsula, reflektorë, kosha për kultivimin e bimëve etj”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të rastit, kundër V.V. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër