Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar live seancat e gjyqit

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 prill Zhurnal.mk – Një nga argumentet kryesore lidhet me praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila tashmë transmeton live seancat publike, si standard për garantimin e transparencës dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi.

Sipas Veliajt, kjo praktikë duhet të shërbejë si model për të gjitha gjykatat, pasi tregon se transmetimi i drejtpërdrejtë është plotësisht i pajtueshëm me solemnitetin dhe zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Gjithashtu, është edhe një detyrim ndaj publikut dhe atyre që e kanë besuar dhe votuar Veliajn tri herë rresht, për të mësuar në kohë reale çdo fakt e të vërtetë rreth tij.

Ai thekson se, për shkak të funksionit të tij publik, interesit të lartë që mbart çështja, personave të shumtë të interesuar, aplikimi i një standardi më të kufizuar nga gjykatat e tjera do të cenonte të drejtën e publikut për të përçuar zhvillimin e çështjeve, besimin e publikut dhe do kompromentonte qëllimet e këtyre proceseve. /TCH/

artikuj të ndërlidhura