Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qeverinë, pa krijuar koalicion për presidentin

Nga D. V.
81 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para seancës së Kuvendit për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se Kurti ka vendosë të shkojë në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin.

“Nuk besoj që është ofertë së pari, dhe nuk është qëllimi të oferta sa është vetëm te shfrytëzimi i kësaj kohe që ka mbetë me e hargju këtë kohë pa e kry punën që i takon me kry. Pra, Kurti ka vendosi me shkua në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin ose në kohën kur e ka votuar buxhetin pa bërë marrëveshje me subjektet opozitare për ndonjë projekt, për ndonjë temë të caktuar dhe këto janë një lloj kamufllazhe e tij për fat të keq ai po tallet me të gjithë ne, me gjithë Kosovën, po shkon drejt zgjedhjeve, veç e ka përgatit një pako financiare që synon me e shkep para zgjedhjeve disa ditë me një pension plus dhe disa shtesa të tjera. Ai e ka gjet formulën mos me punu katër vjet, mos me zhvillu vendin, mos me i rrit pagat ”, ka thënë ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër