Bastisje në Veles me rrethinë, gjenden armë dhe municion, ndalohen dy persona

Nga D. V.
1,604 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (17.06.2026), në orën 03:20, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria G.A. (49) nga Velesi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në objektet ndihmëse, të realizuar me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit “Zastava” me karikator me 13 fishekë pa dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë e konsiderueshme parash.

“Më parë, në SPB Veles ishte denoncuar se G.A. për një periudhë të caktuar kishte keqtrajtuar vajzën e tij, i kishte ndaluar daljen nga shtëpia dhe se posedonte armë. Gjithashtu, me urdhër gjykate, ishte realizuar bastisje edhe në një shtëpi pushimi në fsh. Kapinovë, komuna e Çashkës, pronë e babait të tij, S.A. (74) nga Velesi. Gjatë bastisjes aty ishin gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, 71 fishekë, pesë patronë dhe një kondak druri me rrip, pa dokumentacionin përkatës, pas çka, edhe S.A. ishte privuar nga liria. G.A. dhe S.A. janë ndaluar në stacion policor”.

“Është njoftuar prokurori publik dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër