BDI mban mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, në fokus zhvillimet politike dhe aktivitetet partiake

Nga R.ZH
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka konvokuar mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.

Sipas njoftimit të BDI-së, në mbledhje u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe qëndrimet politike lidhur me çështjet me interes për qytetarët.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Kryesisë shkëmbyen vlerësime për proceset aktuale politike, duke theksuar nevojën për angazhim të përgjegjshëm në mbrojtje të interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.

Në takim u shqyrtuan edhe aktivitetet që strukturat e BDI-së po zhvillojnë në terren. Nga partia u vlerësua lart angazhimi i degëve dhe strukturave organizative në të gjitha nivelet, me synimin për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të subjektit politik.

Po ashtu, Kryesia diskutoi për aktivitetet e planifikuara në periudhën në vijim, me theks të veçantë në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.

Në përfundim të mbledhjes, Kryesia e BDI-së ritheksoi përkushtimin për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ruajtjen e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimin e rolit të partisë në zhvillimet politike në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër