BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Nga I.A
1,426 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Sekretari organizativ i BDI-së Nebi Rexhepi akuzoi Qeverinë aktuale se për dy vjet ka bllokuar dhe sabotuar projektet më strategjike infrastrukturore të vendit, Korridorin 8 dhe Autostradën Shkup-Bllacë, projekte që sipas tij janë siguruar, financuar dhe nisur gjatë kohës kur BDI-ja ishte në pushtet.

Për Autostradën Shkup-Bllacë tha se Qeveria humbi dy vjet duke u përpjekur ta ndalë, por në fund u detyrua ta vazhdojë, siç tha projektin e BDI-së.

“Në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim, i drejtojmë Qeverisë disa pyetje publike: – Pse ende nuk janë lëshuar në përdorim dy kilometrat e përfunduar të Autostradës Shkup – Bllacë? – Kush mban përgjegjësi për dy vitet e humbura? – Pse u shpenzuan para publike për analiza dhe ekspertiza që kishin vetëm një qëllim: ta vononin projektin? – Dhe mbi të gjitha, pse zvarriten pikërisht projektet që lidhin vendin tonë me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, projekte të nisura dhe të siguruara gjatë kohës kur Bashkimi Demokratik për Integrim ishte pjesë e Qeverisë?”, tha Nebi Rexhepi – sekretari organizativ i BDI-së .

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër