BDI: Të ndiqet penalisht Ministri i Drejtësisë

Nga B.M
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shkurt – Zhurnal.mk – BDI sot ka kërkuar që të ndiqet penalisht ministri i Drejtësisë, Igor Filkov. Nga ate thonë se refuzimi për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është më vetëm shkelje administrative. Në këtë fazë, kemi elementetë përgjegjësisë penale.

“Pengimi i zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe personave përgjegjës përbën bazë përpërgjegjësi penale për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, sipas Kodit Penal, kur një zyrtar publik, me vetëdije, nuk zbaton ligjindhe u mohon qytetarëve një të drejtë të garantuar.

Gjithashtu, mosveprimi i qëllimshëm për zbatimin e ligjit dhe krijimi i praktikës përjashtuese ndaj gjuhës shqipe përmban elemente tëmoskryerjes së detyrës zyrtare, kur një organ shtetëror refuzon të veprojë edhe pse ka detyrim ligjor të qartë.

Për më tepër, kjo situatë po prodhon pasoja serioze shoqërore. Mohimi i së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në një procedurë shtetërore,si provimi i jurisprudencës, dhe relativizimi publik i kësaj të drejte, krijon klimë përjashtuese dhe përmban elemente të nxitjes së mosdurimitndëretnik, që është e sanksionuar si vepër penale.

Prandaj, sot, kërkesat tona janë të qarta: Kërkojmë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve që menjëherë të konstatojë shkeljet dhe të iniciojë procedura për kundërvajtje ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe personave përgjegjës.

Kërkojmë nga Prokuroria Publike që të vlerësojë ekzistencën e elementeve për ndjekje penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare, moskryerje tëdetyrës zyrtare dhe nxitje të mosdurimit ndëretnik.

Kërkojmë përgjegjësi personale nga Ministri i Drejtësisë për çdo vendim ose mosveprim që pengon zbatimin e ligjit”, thonë nga BDI.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër